![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ky është ministri i Kurtit që merr vetëm 50 për qind të pagës
![Ky është ministri i Kurtit që merr vetëm 50 për qind të pagës](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/14/auto_qeveriaaa1663145068.png)
Tash e sa muaj merr përgjysmë më pak para se çka i takojnë nga vetë institucioni që drejton, ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Krejt kjo ndodhi pas vendimit të tij për të hapur konkursin për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.
Vendim ky, që sipas ligjit s’i takon ministrisë së Financave.
E edhe pas paralajmërimeve të Këshillit Të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbyesve Civil që të anulohet ai konkurs, ministri Murati nuk e bëri një veprim të tillë.
Prandaj, që nga muaji tetor i vitit të kaluar, me vendim të KPMShCK-së, ministrit Murati iu zvogëlua paga për 50% si masë ndëshkuese.
Vendimi për zbritje 50% në pagë do të jetë në fuqi deri sa ministri Murati të zbatojë kërkesën e KPMShCK-ë për konkursin në fjalë.
(Kosova Sot Online)