![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Vrasja në tentativë në Obiliq, arrestohet i dyshuari i dytë
![Vrasja në tentativë në Obiliq, arrestohet i dyshuari i dytë](/uploads/kosova-sot/images/2023/January/10/auto_Arrestime-me-pranga-11673343632.jpg)
Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është intervistuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhur para disa ditëve në Obiliq, ku pas një përleshje me thikë, ka mbetur i lënduar një person, transmeton "Kosova Sot Online".
“Kërkimet e vazhdueshme nga ana e policisë, kanë bërë që sot personi i dyshuar mashkull i mitur, të dorëzohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Ndërkohë që personit të parë të arrestuar ( me 6 janar 2023), po për të njëjtën vepër i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)