Gjendet pa shenja jete 76-vjeçarja shqiptare

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 15:56
Gjendet pa shenja jete 76-vjeçarja shqiptare

Një 76-vjeçare me origjinë shqiptare, që banonte në Cassano delle Murge, është gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme, në ujërat e detit të Barit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trupi i gruas ëshë dalluar nga kalimtarët cilët më pas kanë njoftuar autoritetet përkatëse.

Karabinierët dhe roja bregdetare kanë nxjerrë trupin e pajetë dhe me indikacione të organeve të drejtësisë po kryejnë hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, aksident apo sëmundje. Nuk përjashtohet edhe autopsia e trupit.


Bëhet me dije se gruaja quhej Quela Rukje dhe jetonte me mbesën, e cila kishte raportuar humbjen e saj në stacionin e policisë dje në mëngjes.

(Kosova Sot Online)