
Largohet nga Klinika e Psikiatrisë, arrestohet burri në Podujevë

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi është larguar nga Klinika e Psikiatrisë, ku edhe ishte duke marrur trajtim mjekësor, shkruan "Kosova Sot Online".
Kurse, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 12.01.2023 – 16:30. Në lidhje me rastin më 13.01.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ishte larguar nga Klinika e Psikiatrisë ku ishte në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)