
23 vjeçarja përplas me veturë këmbësorin, 61-vjeçari dërgohet në spital

Një 23 vjeçare ka përplasur me makinë këmbësorin 61 vjeçar, shkruan "Kosova Sot Online".
Ngjarje ka ndodhur sot në Durrës.
I aksidentuari ka marrur trajtim mjekësor.
Kurse, grupi hetimor është duke punuar për rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00: në lagjen nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. Sh., 23 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. B., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve:
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(Kosova Sot Online)