Një pjesë e qendrës së Prishtinës pa ngrohje deri në mbrëmje, kjo është arsyeja

  • E.k /
  • 14 January 2023 - 16:50
Një pjesë e qendrës së Prishtinës pa ngrohje deri në mbrëmje, kjo është arsyeja

Në Prishtinë disa objekte në pjesë të qendrës kanë mbetur pa ngrohje, deri në mbrëmje nga Termokosi, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo ka ndodhur për shkak të një prishjeje në rrjetin primar të ngrohjes në rrugën “Hajdar Dushi” dhe “Qamil Hoxha”.

Kurse, ekipet e Termokosit janë në terren për të  rregulluar defektin.

(Kosova Sot Online)