Guerot: Kam marrë pjesë në përkujtimin e mas*akrës së Reçakut

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 11:56
Guerot: Kam marrë pjesë në përkujtimin e mas*akrës së Reçakut

Në përkujtimin e Masakrës së Reçakut,  ka marrë pjesë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot,transmeton gazeta “Kosova Sot Online” 

Guerot ka veçuar fotografinë e Halim Beqirit, i cili ishte 14 vjeç kur u vra atë ditë, 24 vjet më parë.

“Kam marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave. Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori francez në Twitter.

(Kosova Sot Online)