Dyshohet se ra në lumë, ende mister fati i 26-vjeçarit
26 vjeçari, Mateo Lika, një ditë më parë ka humbur kontaktet me familjarët dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ende mbetet mister nëse automjeti ka rënë në ujërat e lumit Seman, apo është larguar nga aty pas përplasjes me urën.
Policia është duke hetuar në të dyja pistat.
Të dielën polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit për më shumë se 4 orë, por nuk arritën të gjenin automjetin e apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë.
(Kosova Sot Online)