Gërvalla për Martin Berishajn: Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve të fjalëve

  • E /
  • 16 January 2023 - 11:51
Gërvalla për Martin Berishajn: Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve të fjalëve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është pyetur përseri për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili u implikua në një skandal financiar për të cilin raportuan mediat në Slloveni dhe Kroaci, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka theksuar se ambasadori nuk shkarkohet për shkak të fjalëve të spekuluara.

Ajo ka shtuar se ambasadori do të shkarkohet kur të ketë arsye faktike.

Gërvalla tha se vazhdon të kërkojë informacione zyrtare nga disa shtete mbi këto dyshime, ndërsa konfirmoi edhe një herë se shkarkimi i ambasadorit nuk është duke u konsideruar.

“Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve të fjalëve. Ambasadori shkarkohet në momentin kur ka arsye faktike se pse ambasadori duhet të shkarkohet. Deri në këtë moment nuk kam asnjë informacion të vetëm që shkelje të tilla kanë ndodhur”, tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)