Gërvalla për Asociacionin : S’do të kërkojmë rrugica për ta implementuar, ai e shkelë Kushtetutën

  • 16 January 2023 - 12:17
Gërvalla për Asociacionin : S’do të kërkojmë rrugica për ta implementuar, ai e shkelë Kushtetutën

Shefja e diplomacisë kosovare  Donika Gërvalla tha sot se Asociacioni nuk mund të implementohet, pasi e shkelë Kushteutën e vendit, transmeton "Kosova Sot Online".

Duke kërkuar që dialogu të fillojë me intensitet, Gërvalla tha në një konferencë me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon se kërkesat tjera të Serbisë, përveç Asociacionit, do të mund të shqyrtoheshin.

“Kjo Qeveri e Republikës së Kosovës nuk do të kërkojë rrugica për të implementuar një Asociacion që e shkelë Kushteutën tonë”, tha Gërvalla.

“Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, ai nuk mund të implementohet në vendin tonë sepse e shkelë Kushtetutën”, tha ajo ndër tjerash.

Nëse ka gatishmëri nga ana e Beogradit të t’i dhënë të drejtave pakicave në Serbi, Gërvalla tha se “jemi dakord të bisedojmë”.

“Nuk mund të kërkoni nga Qeveria e Republikës së Kosovës ta shkelë Kushtetutën e saj”, tha ajo.

(Kosova Sot Online )