
Cilat vendime u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të hënën, Qeveria Kurti e ka zhvilluar mbledhjen e 119, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në të është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
“Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar”, vazhdon njoftimi.
(Kosova Sot Online)