Mediat shqiptare: Policia malazeze tërheq zvarrë ish-këshilltarin e Ilir Metës e djalin e tij nga makina
Petraq Milo, ish-këshilltar i presidentit të Shqipërisë dhe kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është dhunuar bashkë me familjen nga policët malazezë.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga JOQ, Milo është tërhequr zvarrë nga makina, me pretendimin se nuk kishte respektuar radhën.
Fillimisht nxirret Milo nga makina, e më pas mbështetet dhe përplaset pas një makine tjetër. Ndërsa radhën pas tij, e ka i biri, i cili gjithashtu përballet me dhunën e efektivëve malazezë në kufi. E gjithë skena lë të shokuar të gjithë personat e tjerë që po kalonin kufirin, të cilët gjithë kohës u kërkojnë efektivëve që të ndalojnë.
Polici që ka dhunuar këtë familje, është Nikola Boljeviç, që, sipas shqiptarëve, gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët.
(Kosova Sot Online)