15-vjeçarja mes 44 vikt*imave të sulmit me raketa

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 16:29
15-vjeçarja mes 44 vikt*imave të sulmit me raketa

Edhe një 15-vjeçarje e quajtur Maria Lebid, raportohet se është një nga viktimat e sulmit me raketa në një bllok 
apartamentesh në në Dnipro,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Adoleshentja ishte balerinë dhe presidente në shkollën e saj.

 

Një zyrtare e qeverisë së Ukrainës shkroi në Twitter:

“Pushofsh në paqe Maria Lebid. Ajo ishte 15 vjeç, presidentja e shkollës dhe balerinë. Kur raketat e Rusisë goditën bllokun e banesave në Dnipro ajo ndodhej në shtëpinë e saj. Udhëtimi i saj i bukur u ndërpre nga terroristët rusë.”

Kujtojmë se në sulmin e së shtunës mbetën të vrarë 44 persona.


(Kosova Sot Online)