Prizren: 38-vjeçari vdes papritmas
Në orët e para të së martës në Prizren, raportohet se një 38-vjeçar ka vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Viktima derisa ka qenë duke biseduar me shokët e tij, ka rënë pa vetëdije nga karrigia, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 00:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karrigia pa vetëdije. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.
Bytyqi bëri të ditur se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor.
(Kosova Sot Online)