“Mund të ishte parandaluar vdekja”/ Flet me lot në sy nëna e Lear Kurtit pas raportit të Avokatit të Popullit: Djali im iku në duart e Policisë, dua të më qetësohet shpirti!

  • E. /
  • 17 January 2023 - 16:30
“Mund të ishte parandaluar vdekja”/ Flet me lot në sy nëna e Lear Kurtit pas raportit të Avokatit të Popullit: Djali im iku në duart e Policisë, dua të më qetësohet shpirti!

Fatmira Mustafaj, nëna e Laer Kurtit që ndërroi jetë në komisariatin nr3 në Tiranë, ka folur sot pas zbardhjes së raportit nga Avokati i Popullit, në të cilin thuhej se Policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur ngjarjen e rëndë.

Mes lotësh ajo është shprehur se djali i saj nuk kishte probleme shëndetësore dhe se “iku në duart e Policisë”. Për humbjen e djalit, ajo bën përgjegjës efektivët që kapën Learin, ndërsa bën thirrjë shtetit që të dalë e drejta.

“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali im ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di.

Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjeshtë nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim” shpreh Fatmira Mustafaj.

(Kosova Sot Online)