
Hoti iu 'kapet' Kurtit: Mashtrues

Në lidhje me videon e Albin Kurtit, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq, ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se disa persona kanë aftësi për t’i transformuar qëndrimet e veprimet nga njëri ekstrem në tjetrin.
Duke lënë të kuptohet se Kurti i ka ndryshuar qëndrimet për Oliver Ivanovic.
‘’Ata të parët quhen mashtrues, të cilët kur janë në pozita vendimmarrëse bëhen të dëmshëm për shtetin’’ ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Është impresive aftësia e disave për tu transformuar në qëndrime e veprime nga njëri ekstrem në tjetrin. Ndërsa, disa lindin e vdesin me një palë mend, nuk ndërrojnë pavarësisht rrethanave.
Ata të parët quhen mashtrues, të cilët kur janë në pozita vendimmarrëse bëhen të dëmshëm për shtetin.
(Kosova Sot Online)