Erdhi për pushime nga Norvegjia në Kosovë, i humb valixhja me ari në vlerë 14 mijë euro në aeroport
Një mërgimtare 34 vjeçare e cila ishte duke ardhur në Kosovë nga Norvegjia, i është humbur valixhja, përcjell “Kosova Sot Online”.
34 vjeçarja ka humbur valixhet e saj brenda së cilës kishte gjësende të vlefshme.
Ditën e shtunë ajo kishte ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, por më pas kishte vërejtur se i mungon valixhja e krahut brenda së cilës kishte stoli ari e gjëra tjera në vlerë të 14 mijë eurove.
34-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici.
Kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
(Kosova Sot Online)