I preu kokën gruas së tij 17 vjeçare, dënohet me 8 vite burg
Një person iranian që i preu kokën gruas së tij 17-vjeçare është dënuar me tetë vjet burg, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mediat lokale raportuan se ajo ishte arratisur në Turqi pasi dhunohej nga burri I saj, i cili kishte refuzuar vazhdimisht kërkesën e saj për shkurrorëzim.
Zëdhënësi i gjyqësorit Massoud Setayeshi u tha gazetarëve të mërkurën se Sajjad Heydari ishte dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg për vrasje dhe me tetë muaj të tjerë për sulm.
(Kosova Sot Online)