Lexoni edhe:
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e dy personave, ua publikon fotografitë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka konfirmuar tentim-atentatin ndaj tij, por i njëjti ka deklaruar se nuk ndihet i rrezikuar. Abdixhiku para mediave ka thënë se Policia e Kosovës ka ofruar sigurinë e nevojshme me të marrë informacionin se po parashihet një atentat ndaj tij dhe disa deputeteve të LDK-së, përcjell "Kosova Sot Online ".
“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt”, ka thënë Abdixhiku, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
(Kosova Sot Online )