Mujanoviq: Kosova ta refuzojë Asociacionin

  • E /
  • 21 January 2023 - 09:47
Mujanoviq: Kosova ta refuzojë Asociacionin

Gazetari i njohur boshnjak, Jasmin Mujanovic thotë se është skandaloze se si SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme po i bëjnë presion Kosovës për të pranuar krijimin e Asociacionit, përcjell “Kosova Sot Online”

Mujanoviq thotë se Kosova duhet të refuzojë krijimin e Asociacionit pasi sipas tij e gjithë siguria e rajonit varet nga kjo gjë.

“Përpjekja e vazhdueshme e SHBA-së dhe BE-së për ta detyruar Kosovën të pranojë krijimin e një skeme tjetër të dështuar të ndarjes sektare – “Asociacioni i Komunave Serbe” – për të qetësuar vasalin e Kremlinit Vuçiç është skandaloze. Kosova duhet të refuzojë; siguria e të gjithë rajonit varet nga kjo”, ka shkruar Mujanoviq.

(Kosova Sot Online)