
Lexoni edhe:
Rezidenca e Presidentit Rugova në përkujdesje institucionale, shpallet tender prej 100 mijë euro për intervenime emergjente
Pas vërshimeve e përmbytjeve në disa pjesë të vendit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka udhëzuar qytetarët që të vlojnë ujin para përdorimit, raporton "Kosova Sot Online ". Sipas IKSHP’së, kjo procedurë është e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.
“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në njoftim.
Instituti ka këshilluar edhe që të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
“Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm”, thuhet në postimin e IKSHP’së.
Intituti ka thënë se ekipet janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile.
(Kosova Sot Online )