Shpërthen rrahje në Spitalin e Pejës, dyshohet mjeku që sulmoi fizikisht punëtorin

  • 24 January 2023 - 12:23
Shpërthen rrahje në Spitalin e Pejës, dyshohet mjeku  që sulmoi fizikisht punëtorin

Një mjet  i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, dyshohet se të hënën ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit, derisa  rasti është hapur në polici. Informacionin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, transmeton "Kosova Sot Online".

Gashi ka deklaruar se  rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhë dhe e ka njoftu policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, tha zëdhënësi i policisë Fadil Gashi . Deri te incidenti ka ardhur, sipas versionit të policisë, për shkak  të një mosmarrëveshje rreth orarit të punës.

(Ksova Sot Online )