Lexoni edhe:
Aksioni antikrim i Policisë së Kosovës, arrestohen katër pjesëtarët të dyshuar të grupit kriminal
Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar për vrasjen e mbrëmshme të Nysret Cenës në Kaçanik.
Duke përshkruar rrethanat e rastit, ku të dyshuarit e panjohur shtien me breshëri plumbash mbi viktimën, Koci këtë akt e ka quajtur vrasje tipike e llojit të mafiozëve, transmeton "Kosova Sot Online". “Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Kocit:
Mbrëmë vonë në magjistralen Ferizaj Kaçanik, persona të panjohur kanë shti breshëri plumbash mbi shoferin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.
Pak më tutje, pas një kohe, në afërsi të fshatit Soponicë të Kaçanikut, është gjetur një veturë e përfshirë në flakë.
Modus operandi tipik i vrasjeve të organizuara mafioze.
Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët.
(Kosova Sot Online )