
38 vjeçari e therr me thikë një 43 vjeçar, policia e shpall në kërkim

Një 38 vjeçar ka plagosur me thikë sot një 43 vjeçar në Sarandë, shkruan “Kosova Sot Online”.
I plagosuri ndodhet në spital për trajtim mjekësor.
Kurse, 38 vjeçari pas ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin.
Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.
(Kosova Sot Online)