Policia e konfirmoi rrahjen, Spitali i Pejës thotë se ka pasur vetëm mosmarrëveshje verbale mes doktorit e punëtorit
Policia e Pejës ka treguar se një mjek e ka sulmuar të hënën një punëtor të Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mirëpo, spitali i Pejës ka reaguar duke thënë se ka pasur mosmarrëveshje verbale për shkak të mos respektimit të orarit të punës nga punëtori.
Reagimi i plotë i spitalit:
Reagim lidhur me shkrimin e mediave për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!
Spitali i Përgjithshëm në Pejë demanton lajmin e paraqitur në mediat me qëllime të paqarta ku flitet kinse për rrahje mes Personelit tonë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka konfirmim se ka ndodh ndonjë konflikt mes Personelit tonë, por NE kemi konfirmim nga Menagjmenti i Emergjencës se ka pas mosmarrëveshje verbale për shkak të mos respektimit të orarit të punës nga punëtori.
Kjo mosmarrëveshje verbale është duke u trajtuar brenda organeve të Institucionit tonë.
(Kosova Sot Online)