Hill: Asociacioni në fillim pastaj plani franko-gjerman

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 15:50
Hill: Asociacioni në fillim pastaj plani franko-gjerman

Fillimisht duhet që të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe pastaj të procedohet me planin franko-gjerman, ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Këto deklarime Hill i ka bërë në muzeun “Nikola Tesla” pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe USAID-it.

Sipas tij Asociacioni është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit.


Sipas diplomatit amerikan, një herë duhet të përfundohet Asociacioni dhe më pas të vazhdohet me propozimin franko-gjerman.

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara. Kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, pasuar nga ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman i cili gëzon përkrahje nga BE. Ky dokument ka të bëjë me ide më të gjera që kërkojnë më shumë kohë”, ka thënë Hill. 

(Kosova Sot Online)