![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Abdixhiku: T’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin, nuk mund të vazhdojmë kështu
![Abdixhiku: T’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin, nuk mund të vazhdojmë kështu](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/01/auto_largea_lumir-abdixhiku14609331961667313505.jpg)
Kryetari I LDK- s, Lumir Abdixhiku, ka treguar se sot ka dalur në treg, ku qytetarët i kanë thënë atij se kostoja e jetës është bërë e papërballueshme, shkruan “Kosova Sot Online”.
Abdixhiku ka shkruar se çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%.
Po ashtu, ai ka theksuar se duhet të rriten pagat në përputhje me inflacionin.
Ndërsa, ai ka shtuar se duhet të hiqet TVSH-ja në produktet bazike.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Këtë mëngjes, në Prishtinë, në njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike, takova qytetarë që na thonë të njëjtën gjë: kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë. Pavarësisht kësaj rritjeje, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë.
Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.
Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.
(Kosova Sot Online)