Lexoni edhe:
DOSJA E PLOTË/ Të gjitha takimet e shefit të FBI me Ramën, Duçkën, Nezajn dhe si u hetua Nick Muzin
Këto ditë në Serbi është bërë virale një mesazh i koduar që duket vjen nga klanet radikale të Kishës dhe politikës serbe. Në rrjetet sociale ka qarkulluar një kopertinë e gazetës ‘Veçernie Novosti’ të vitit 2005 e hapur me titullin: Shpallnin pushtimin e Kosovës!Në foton kryesore ndodhen hierarkët e Kishës Ortodokse Serbe me në krye Patriarkun Pavle, i cili ka ndërruar jetë para disa vitesh, përcjell "Kosova Sot Online".
Dokumenti i miratuar nga kupola e kishës në atë kohë ju shpërnda të gjithë deputetëve serbë, me kërcënimin: “Ajo që u vodh ishte e mallkuar dhe do të na dënojë historia”.
Ky tekst atëherë u miratua nga Parlamenti serb me 250 vota “pro” dhe 29 “abstenime”. Por që natyrisht nuk u zbatua kurrë. Por dalja atëherë, por edhe sot, ka qëllim për t’i shkuar në vesh Aleksandër Vuçiçit dhe klikës drejtuese të Beogradit.
E në mënyrë të koduar gazeta e Beogradit Veçernie Novosti shkruan: “Edhe në 2005, deputetët e atëhershëm nuk i dëgjuan peshkopët. Pushtimi nuk u shpall dhe gjithçka që erdhi më vonë e vuri anën tonë në një pozitë të pafavorshme. Negociatat e Vjenës nën drejtimin e Marti Ahtisaarit sollën një plan me emrin e diplomatit finlandez, i cili përfshinte pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Ai dokument u rrëzua nga Rusia me një veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dhe sa më shumë që Kosova i afrohej shpalljes së njëanshme të pavarësisë me bindjen e mentorit, aq më të dukshme ishin të çarat në anijen serbe të drejtuar nga Vojislav Koshtunica dhe Boris Tadiq”. Megjithatë gazeta nacionaliste dhe shumë pranë Kishës, thekson duke ju referuar burimeve qeveritare serbe se “Nëse nuk e pranojmë planin e Kosovës, pra atë që është bërë de facto kornizë negociuese për hyrjen tonë në BE, vendi ynë do të përballet me tre gjëra: do të ndërpritet integrimi evropian, do të ndërpriten investimet dhe ne jemi të kërcënuar. me masa të gjithanshme në kuptimin politik dhe ekonomik, të cilat Serbisë do t’i shkaktojnë dëme të mëdha! Këto paralajmërime, presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ja ka prezantuar “pesëshja” ndërkombëtare në Beograd.
“O pranimi i planit Macron-Scholz ose sanksionet dhe izolimi” – përfaqësuesit perëndimorë ia përsëritën drejtpërdrejtë në sy Vuçiqit tre herë këtë paralajmërim.
Vuçiç, në një deklaratë drejtuar qytetarëve tha se i është kërkuar që Serbia të njohë Kosovën, nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por edhe se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë./Pamfleti
(Kosova Sot Online )