I zhdukur që prej 20 janarit, gjendet i vdekur qytetari
Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë, i identifikuar nga policia si shtetasi Vladimir Kola, nga Fierza me banim në Durrës.
Policia tha se Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. K, 49 vjeç, Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua. Ai kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve, ndërkohë që kishte shkëputur kontaktet me familjen që prej 20 janarit.
Mësohet gjithashtu se 41-vjeçari, i pamartuar, kishte pasur edhe më herët humbje të kontakteve me familjarët.
Ndërkohë trupi i pajetë i Kolës sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
(Kosova Sot Online)