Shqiptarët tentojnë të fusin 9 ton vaj ulliri në shtet
Një sasi prej 9 tonësh vaj ulliri është sekuestruar nga policia italiane gjatë janarit, pas kontrollit të autobusëve me udhëtarë që ishin nisur nga Shqipëria.
Mediat otaline bëjnë me dije se vaji ishte futur mes bagazheve të pasagjerëve dhe se produkti ishte paketuar në 110 bidona plastikë të pasterilizuara.
Raportohet se vetëm gjatë ditës së sotme, në Portin e Brindizit janë sekuestruar 3 tonë vaj ulliri nga Shqipëria, ndërsa 6 tonë të tjerë janë sekuestruar më herët këtë muaj.
Zyrtarët e Agjencisë së Akcizave, Doganave në bashkëpunim me Financierët e Brindisit, kanë konstatuar se produktet nuk kanë pasur me certifikatë shëndetësore, dokument tregtar apo doganor dhe ngjarja është konsideruar si një tentativë për kontrabandë të produkteve duke shmangur taksat.
“Në muajin e fundit, Agjencia e Akcizave, Doganave dhe Monopoleve dhe Guardia di Finanza kanë sekuestruar 9 tonë vaj ulliri nga Shqipëria, duke siguruar kështu rikuperimin e mbi 13 mijë eurove të taksave”, thuhet në deklaratën e autoriteteveitaliane.
(Kosova Sot Online)