Vërshimet dhe përmbytjet në Kosovë, u shkaktuan nga “dora e njeriut”
Para disa ditëve Kosova u përball me vërshimë e përmbytje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Komunat që ishin prekur më së shumti nga këto vërshime janë Skenderaj, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Klina dhe Istogu.
Këto vërshime, sipas ekspertëve, kanë pasur intensitet më të lartë për shkak të degradimit të shtretërve të lumenjve, si dhe për shkak të mungesës së planifikimit hapësinor.
(Kosova Sot Online)