
Plagoset me thikë një 29 vjeçar, kjo është gjendja e tij

Një 29 vjeçar në Tiranë është plagosur me thikë sot në mëngjes, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.”. njofton policia.
29-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimim dhe kapjen e autorit.
(Kosova Sot Online)