Eurodeputetët: Nëse kjo marrëveshje me Kosovën nuk pranohet, Serbia do të jetë një Iran brenda Evropës

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 18:15
Eurodeputetët: Nëse kjo marrëveshje me Kosovën nuk pranohet, Serbia do të jetë një Iran brenda Evropës

Serbinë e ka vizituar një delegacion i Parlamentit Evropian, i udhëhequr nga Vladimir Bilqik dhe Matjaz Nemec, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata kanë folur të premten me deputetë të Serbisë.

Siç raporton mediumi serb, N1, eurodeputetët u kanë thënë kolegëve të tyre nga Parlamenti i Serbisë se çka mund t’i ndodhë Serbisë, nëse nuk tregohet kontruktive për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën.

“Nëse kjo marrëveshje nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë një ishull, por një Iran brenda Evropës”, thuhet të kenë qenë fjalët e një deputeti të Parlamentit Evropian.

Burimi i ka treguar N1-shit se eurodeputetët kanë thënë se gjatë takimit të Presidentit serb, Aleksandër Vuciq me pesë diplomatët e Perëndimit, atij i është thënë se hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian mund të arrihet në vitin 2030 dje në këtë pako duhet të hyjnë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.


Pasditen e sotme, ata janë takuar edhe me Presidentin serb. 

(Kosova Sot Online)