Shqiptarët nuk duhet ta lejojnë Edi Ramën as edhe një orë kryeministër
Opozita shqiptare nuk guxon ta lejojë këtë superskandal të kalojë siç kanë kaluar dhjetëra skandale të 10 viteve të fundit.
Opozita shqiptare dhe populli shqiptar nuk guxon të lejojë që në krye të ekzekutivit shqiptar të vazhdojë të qëndrojë vrasësi i pluralizmit shqiptar.
Opozita dhe populli shqiptar nuk guxon ta lejë shtetin shqiptar ne duart e mafias qoftë edhe një ditë të vetme.
Këto 3 ditë është bërë e qartë që një kryeministër shqiptar ka korruptuar një nga njerëzit më rëndësishëm të zbulimit amerikan për të goditur për vdekje partinë kryesore të opozitës shqiptare.
Tani nuk ka më dyshim që ky investim kriminal dhe i paligjshëm goditi kryetarin e djeshëm të opozitës i cili duke qenë i dobët dhe pa shtyllë kurrizore politike u vu totalisht në shërbim të interesave të pushtetit të mafias. Kjo që po shkruaj gjithësesi nuk e përjashton marrëveshjen e Lulzim Bashës me Edi Ramën për shkatërrimin e Partisë Demokratike në funksion të interesave të mësipërme aq më tepër që shqiptarët janë tashmë në dijeni të marrëveshjes jopublike të tyre me 17 maj 2017.
Sot është bërë e qarte tashmë se nga kanë buruar dëshmitë e "agjencive të inteligjencës" amerikane (me siguri ka edhe të tjera) të cilat i janë servirur Sekretarit të Shtetit për të bërë 'non grata' dhe delegjitimuar kryetarin aktual të opozitës dhe ish-kryeministrin Sali Berisha!
Sot të nderuar miq, mbështetja absurde e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj një klike kriminale të instaluar në Tiranë ju ka shpjeguar dhe nxjerrë shqiptarëve në dritë të diellit mekanizmin dhe ingranazhet e kësaj mbështetje.
Deri sot kemi hamendësuar, sot na është thënë se çfarë dhe si ka ndodhur.
Pa mëdyshje!
Shqiptarët nuk duhet të lejojnë më që falë këtyre mekanizmave mafioze të rrënohet më tej reputacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës falë këtyre makinacioneve të pista!
Unë shpresoj dhe besoj fort që organet ligjzbatuese të SHBA-së për hir të interesit nacional të shtetit të tyre do të hetojnë veprimtarinë shkatërruese ndaj opozitës shqiptare të përfaqësuesve diplomatikë të tyre në Tiranë.
Kjo ambasadore shpresoj të largohet menjëherë nga Shqipëria e të investigohet në detaje veprimtaria e saj.
Kryeministri Rama duhet jo vetëm të largohet nga posti që e ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme por ai duhet të ishte arrestuar nga SPAK dhe sot duhet të ishte pas hekurave.
Kjo duhet të ishte minimumi nëse Shqipëria do ishte sadopak shtet normal dhe i së drejtës!
Por kjo siç tashmë e dimë të nderuar miq nuk ka gjasa të ndodhë sepse e gjithë ngrehina e shtetit përfshirë edhe të ashtquajturat organe të drejtësisë tashmë është e kriminalizuar!
Koha nuk pret me thirrje forumesh dhe diskutime pa vlere!
Nëse pluralizmi dhe shteti duhet të rikthehen serish, shqiptarët duhet të sakrifikojnë e të mbushin rruget e sheshet deri në largimin pa kushte të kësaj klike.
Vendi duhet të shkojë nën administrimin kalimtar të një qeverie teknike deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje pa patronazhistë dhe jashtë tutelës së sektit kriminal.
Jo, jo më!
Duhet vepruar që sot, nesër do të jetë vonë!
(Kosova Sot Online)