
Rreth 13 milionë euro dëmet në Mitrovicë

Sipas zyrtarëve të komunës, janë rreth 13 milionë euro, dëmet materiale të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Mitrovicës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këto dëme vërehen edhe në Lagjen e Boshnjakëve dhe atë të komunitetit RAE.
“Fonde deri më tani sa unë kam informacion, nuk kemi nga askush. Kryetari i Bedriu i ka ndarë nga buxheti 500 mijë euro për ekonomitë familjare të cilat janë prekur nga përmbytjet dhe do ti ndajmë në mënyrë racionale për të gjithë banorët e përmbytur, një ndihmë solide. Së paku që të rimëkëmben dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, në një formë ti kthehen normalitetit të jetës, aty ku kanë banuar deri më tani”, thotë Bahtir Maxhuni drejtor në Drejtorinë e Emergjencave në Komunën e Mitrovicës.
(Kosova Sot Online)