Vd'es babai i dy fëmijëve pasi ishte rrëzuar gjatë orarit të punës
Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë këtë të hënë në Ospedalicchio të Italisë.
Mësohet se 56-vjeçari Zaim Jacaj dha frymën e fundit sot, në spitalin e “Santa Maria della Misericordia”.
Viktima ishte shtruar në spital prej tre ditësh, pasi ishte rrëzuar gjatë orarit të punës, teksa po rregullonte një tup në një dyqan.
Sipas raportimeve ngamediat italiane, 56-vjeçari jetonte dhe punonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh. Ai la pas bashkëshorten, Majlinda dhe dy fëmijët Iklid dhe Jori.
Këshilltarja bashkiake e Ospedaliçhio Claudia Travicelli shprehu ngushëllimet më të përzemërta për familjen e shqiptarit.
“Pas gjithë detyrimeve rituale, ai do të varroset në Shqipëri, vendi i tij që e pa të largohej si emigrant po vajton sot për të bashkë me fshatin Palazzo, miq e të njohur janë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë“, është shprehur ajo.
(Kosova Sot Online)