
A kërkoi SHBA që Kosova të mos futet në agjendën e Këshillit të Evropës?

Edicioni në gjuhën serbe i “euronews” raporton sot se SHBA-ja ka kërkuar që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës të mos vendoset në agjendë shkaku i qëndrimit për Asociacionin, raporton edicioni në gjuhën serbe i “euronews”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Euronews bazuar në burimet e veta diplomatike ka raportuar sot se ministrat e jashtëm të disa shteteve të BE-së që janë anëtare të Këshillit të Evropës kanë marrë një shkresë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të cilën thuhet se Washingtoni “konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës s’duhet të vendoset në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës”
Siç mëson Euronews, kjo kërkesë e SHBA-së është e vlefshme derisa “Kosova të marr një pozicion më konstruktiv sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”|
Këto shtete thuhet të jenë Italia, Franca dhe Gjermania.
(Kosova Sot Online)