Kuvendi i Kosovës mblidhet sot
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare, përcjell “Kosova Sot Online”.
Seanca do të vazhdojë me pikat e papërfunduara nga viti i kaluar.
Mbledhja e Kuvendit do të mbahet në ora 12:00.
Rendi i ditës:
I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023:
10. Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022:
15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:
(Kosova Sot Online)