Në Mitrovicë dhunohet një grua
Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar nga një burrë në Mitrovicë, shkruan “Kosova Sot Online”.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia ka njoftuar se viktima ka marrur trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
(Kosova Sot Online)