Hiqej si polic dhe kontrollonte kalimtarët, e pëson 23-vjeçari
Në Greqi ndaj një 23-vjeçari shqiptar është ngritur një kallëzim për veprën penale të falsifikimit nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mediat greke raportojnë se shqiptari pak ditë më parë ka ndaluar një kalimtar në zonën e Bajronit dhe e ka kontrolluar duke pretenduar se është polic.
Identiteti i 23-vjeçarit shqiptar nuk është bërë ende i ditur për shkak të hetimeve.
(Kosova Sot Online)