"Gucati e Haradinaj përdorën kërcënime të rënda ndaj dëshmitarëve"
Paneli i gjykatësve të Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka konstatuar se ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë përdorur “kërcënime të rënda” ndaj dëshmitarëve të mundshëm të Speciales.
Në seancën e sotme ku pritet të shqiptohet aktgjykimi i Apelit të Speciales ndaj Gucatit dhe Haradinajt.
“Është e qartë se trupi gjykues konstaton se të akuzuarit kishin përdorur kërcënime të rënda për ta nxitur dikë që të përmbahet nga dhënia e deklaratës”, tha kryetarja e trupit gjykues.
(Kosova Sot Online)