Ulen çmimet e karburanteve

  • E.k /
  • 02 February 2023 - 15:39
Ulen çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Vendimet e Bordit të Transparencës

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 01.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 858, -8 nga data 30.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 861, -30 nga data 30.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 107.36 (+ 0.09 nga data 30.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

(Kosova Sot Online)