![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Shembi urën e mbikalimit, arrestohet shoferi i kamionit
![Shembi urën e mbikalimit, arrestohet shoferi i kamionit](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/03/auto_Capture1675431501.png)
Është arrestuar shoferi i kamionit, pasi duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, në Shkodër duke e rrëzuar pjesërisht atë, shkruan “Kosova Sot Online”.
I arrestuari është shtetasi S.Sh, 60 vjecc banues në Shkodër.
Fatmirësisht nga aksidenti dhe rrëzimi i mbikalimit nuk pati të lënduar.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Identifikohet, shoqërohet dhe procedohet penalisht, drejtuesi i kamionit, i cili duke transportuar një vinç, dyshohet se aksidentalisht goditi mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.
Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër.
(Kosova Sot Online)