![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
‘New York Times’: McGonigal përdorte email dhe telefon zyrtar për aferën shqiptare
![‘New York Times’: McGonigal përdorte email dhe telefon zyrtar për aferën shqiptare](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/03/auto_rama-mcgonigal-752x4501675414743.png)
Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ sjell disa të dhëna bombastike në lidhje me dosjen shqiptare të ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal.
Në shkrimin e gazetës thuhet se Rama ka përfituar nga McGonigal, ndërsa Agron Neza është furnizuar direkt me informacione nga zyra e tij për të punuar kundër opozitës.
Shkrimi vjen disa orë pasi Kongresi i SHBA nisi një hetim për këtë skandal ku është i përfshirë kryeministri shqiptar.
Kongresi ka kërkuar çdo dokument, çdo informacion dhe çdo komunikim apo hetim që ka kryer McGonigal.
Por ‘New York Times’ ndalet edhe te një çështje tjetër, e cila ka ngritur shumë pikëpyetje në Shqipëri: çfarë dinte ambasada shqiptare për rolin e McGonigal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas gazetës, McGonigal duket se nuk e ka mbajtur sekret përfshirjen e tij në aferën shqiptare.
“Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij nga kolegët, thanë ish-zyrtarët.
Ai gjithashtu përdoret adresën e emailit të FBI dhe telefonin zyrtar për çështjet që lidhen me Shqipërinë, tha një person me njohuri për hetimin,” shkruan gazeta.
(Kosova Sot Online)