Zhduket një vajzë e mitur në Podujevë, nëna e saj thotë se doli nga shtëpia dhe se nuk e di se ku është
Një vajzë e mitur është zhdukur në Podujevë, shkruan “Kosova Sot Online”
Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj, ku ka treguar se vajza e saj ka dalur nga shtëpia dhe se ende nuk dinë vendin se ku është ajo.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Lagjja e Dëshmorëve, Podujevë 03.02.2023-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
(Kosova Sot Online)