Merret vendimi: Ja çmimi tavan për produktet e naftës

  • A.P /
  • 04 February 2023 - 13:57
Merret vendimi: Ja çmimi tavan për produktet e naftës

Vendet e BE kanë rënë dakord për vendosjen e çmimit tavan për produktet ruse të naftës. Më vonë edhe vendet e G7-s dhe Australia deklaruan se kanë rënë dakord për kufizime të tilla, që do të vlejnë nga e diela, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë në ujdi për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal BE kërkon të ulë të ardhurat financiare të Rusisë për luftën në Ukrainë. Sipas diplomatëve të BE vendoset një çmim tavan me 100 dollarë për fuçi për produkte derivate si dizeli dhe 45 dollarë për fuçi për produkte si vaji për produkte më të lira si vaji për ngrohje. Ky vendim pason një propozim të Komisionit Europian, sipas të cilit çmimet tavan do të hyjnë në fuqi nga e diela.

Vendet e 7 dhe Australia ndjekin BE

Polonia dhe shtetet baltike, Letonia, Lituanua dhe Estonia kishin kërkuar, sipas diplomatëve çmime edhe më të ulta, gjë që i shtyu me disa ditë negociatat. Edhe G-7 dhe Australia kanë rënë dakord po ashtu për një kufizim të çmimit të produkteve ruse të naftës. Në fillim të dhjetorit BE, G7 dhe Australia kishin vendosur një çmim tavan për naftën e papërpunuar ruse me 60 dollarë. Shoqërive perëndimore të anijeve dhe sigurimeve iu lejohet transporti dhe sigurimi i produkteve ruse të naftës vetëm nëse në blerje janë zbatuar rregullat e vendosura për çmimin tavan.

Ministrja amerikane e Financave, Janet Yellen deklaroi, se ka shenja se çmimet tavan zvogëlojnë të ardhurat ruse nga nafta e papërpunuar. Sipas një vlerësimi të bërë të ditur, nga presidentja e KE, Ursula von der Leyen të enjten nga çmimi tavan aktual Moska humb 160 milionë euro në ditë.

(Kosova Sot Online)