Pse shqiptarët duan më shumë djem se vajza? Gjinekologu shqiptar zbulon arsyen
Maksim Gjoni, mjek obstetër gjinekolog, tha në një intervistë tha se aborti selektiv mbetet një problem i madh ende në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjoni tha se kërkesa për të pasur një djalë është edhe në vendet tjera, jo vetëm në Shqipëri.
“Aborti selektiv nuk është vetëm pjesë e shoqërisë sonë. Dikur ishte një reagim shoqëror ndaj luftës, por kjo mendësi ngeli gjatë edhe vonë si inerci e shoqërisë. Në vendin tonë është një problem edhe më madhor. Kërkesa për të pasur një djalë ekziston edhe në vende të tjera, por mundësia për të përcaktuar seksin e fëmijëve është i mundur përmes fertilizimit invitro. Shifrat janë alarmante në Shqipëri, raporti femra-meshkuj për lindjen e parë është 1-1 dhe në të dytin, por rritet në lindjen e katër 1-1, 26 që çon më shumë ndërprerje të shtatzënisë”, tha mjeku.
“Prej vitesh ka qenë dëshira për meshkuj, edhe pse diagnoza e gjinisë në fillim të shtatzënisë ka qenë e dyshimtë, shumë familje respektonin qoftë edhe një dyshim për vajzë për të ndërprerë shtatzëninë. Nëse çiftet që kërkojnë pasardhës meshkuj janë të grupmoshës 30-35 vjeç, duhet te kjo grupmoshë të investohet më shumë që të mos e marrin këtë vendim”, u shpreh mjeku.
(Kosova Sot Online)