![Holanda uron Kosovën: Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/03/200x200_Holanda-dhe-Kosova1670051202.jpg)
Shqiptari rrëfen momentet e tërmetit në Turqi: Isha në katin e 12 të hotelit dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë, ishte shumë tronditës
![Shqiptari rrëfen momentet e tërmetit në Turqi: Isha në katin e 12 të hotelit dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë, ishte shumë tronditës](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/06/auto_hgjhgjhg-1-600x3601675672882.jpg)
Shqiptari, Brono Dodi, një shqiptar në Turqi, ka treguar momentet e tërmetit në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dodi ka theksuar se tërmeti ishte i fuqishëm, duke thënë se situata është e veshtirë.
Ai po ashtu shtoi se njerëzit po qëndrojnë akoma jashtë.
Në një lidhje për Klan News Bruno Dodi thotë se ka qenë në katin e 12 të një hoteli në qytetin Adana kur vendi u trondit nga tërmeti i fuqishëm dhe se ishte e pamundur që të zbriste poshtë.
“Ka pasur lëkundje nga ora 05:00 deri tani, pothuajse çdo 10-15 minuta ka lëkundje. Shembje të banesave ka këtu në Adana, unë jam në qendër të Adanasë, njerëzit janë pothuajse akoma jashtë që nga mëngjesi kur filluan lëkundjet. Situata është e vështirë, ishte një tërmet i fuqishëm. Unë banoja për momentin në katin e 12 të një hoteli dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë. Ishte shumë tronditës”, thotë Bruno Dodi.
(Kosova Sot Online)