Mbi 4300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, qytete të rrafshuara, mijëra të bllokuar
Numri i të vdekurve nga dy tërmetet shkatërruese që goditën dje Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore është rritur në më shumë se 4300. Tërmetet lanë mijëra të plagosur si dhe të pastrehë, ndërsa blloqe të tëra banesash u rrafshuan me tokë.
Një operacion i madh shpëtimi po vazhdon ende. Moti i ftohtë pengon ekipet e shpëtimit në kërkimin e të mbijetuarve.
Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 ka ndodhur natën në mot të ftohtë në provincën Kahramanmarasu në juglindje, rreth 60 kilometra nga kufiri sirian.
Pasuan dhjetëra tërmete më të dobëta dhe një tjetër me magnitudë 7.5 ballë ndodhi pasdite, gjithashtu në juglindje të Turqisë.
Si është situata në Siri?
Në Siri, një vend që tashmë po vuan pasojat e luftës, shkatërrimet pas tërmetit janë të mëdha.
Numri i të vdekurve: Të paktën 1,136 njerëz u vranë nga tërmeti, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve siriane, ndërsa shumë të tjerë u varrosën në rrënoja.
Koordinatori humanitar i OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih, i tha CNN se misioni i kërkim-shpëtimit pengohet nga mungesa e pajisjeve dhe makinerive të rënda. Ai tha se furnizimet e OKB-së ishin pakësuar dhe nevojiteshin më shumë ilaçe dhe pajisje mjekësore, veçanërisht ujë të freskët ose mjete për të riparuar rezervuarët e dëmtuar të ujit.
Rreth 4 milionë njerëz në Sirinë veriore janë të varur ndihma humanitare për shkak të luftës, sipas James Elder, zëdhënës i UNICEF.
Numri i të vdekurve nga tërmetet mund të kalojë 20,000.
(Kosova Sot Online)