1 muaj arrest shtëpiak për burrin e Arta Bajramit
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji Xhemajl Sekiraqës, i njohur në publik si burri i këngëtares Arta Bajrami, përcjell “Kosova Sot Online”.
Xhemajl Sekiraqa po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Grabitje”.
“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit – të kërkuarit për ekstradim Xhemajl Sekiraqes. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh, drejtuar Gjykatës së Apelit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.
(Kosova Sot Online)